Julia Robert refuzon vazhdimin e filmit “Notting Hill”
Julia Robert refuzon vazhdimin e filmit “Notting Hill”
Aktorja, Julia Roberts, ka refuzuar idenë për realizimin e një vazhdimi të filmit të njohur “Notting Hill”, i cili do të shfaqej si pjesë e ngjarjes bamirëse “Red Nose Day”.
Skenaristi, Richard Curtis, që shkroi komedinë romantike të vitit 1999, donte të krijonte një “mini-vazhdim” për ngjarjen vjetore të “Comic Relief”.
Projekti i propozuar filmik do të kishte si protagoniste Robertsin, në rolin e Anna Scott, e cila do të divorcohej nga William Thacker, rolin e të cilit e luan aktori, Hugh Grant.
Megjithatë, Roberts e ka refuzuar këtë ide, duke e cilësuar si “të dobët”.
“Përpiqesha të bëja diçka me ‘Notting Hill’, ku ata do të ishin divorcuar, dhe Julia mendoi se ishte një ide shumë e dobët”, ka thënë Curtis, 68 vjeç, për “IndieWire”.
Ai ka shtuar se nuk planifikon të kthehet te filmat e tij të kaluar për vazhdime të plota, pavarësisht suksesit të mini-vazhdimeve si “Love Actually” që ishin pjesë e ngjarjeve të “Red Nose Day”.
Curtis gjithashtu ka theksuar se është i etur të merret me projekte të reja në karrierën e tij, duke përmendur filmin e tij të fundit të animuar “That Christmas”.
“Jam i etur, në këtë fazë të karrierës time, për të bërë sa më shumë gjëra të reja”, ka thënë ai.
Curtis ka drejtuar 17 filma, dhe filmi i tij i 18-të “That Christmas” ishte një sfidë e re për të.
Ndërkohë, skenarisiti vazhdon të mbajë dëshirë të padiskutueshme për të punuar në një film të James Bond. Ai ka bërë shaka duke thënë se mund të sjellë “dashurinë e vërtetë” në këtë franshizë.
“Kam një shaka që e bëj me Paul Greengrass. Kurdo që ai përfundon një film, i them: ‘A doni që të bëj një version romantik të filmit të ardhshëm të Bond? Pak më shumë puthje, pak më shumë gjëra familjare’. Ndoshta mund të sjell dashurinë e vërtetë në franshizën Bond, por nuk mendoj se do të ma kërkojnë”, ka thënë ai.
Traileri i filmit “Notting Hill”: