Halle Berry akuzon ish-burrin për bashkëpunim me dadon për të shtrembëruar raportin për të

Halle Berry akuzon ish-burrin për bashkëpunim me dadon për të shtrembëruar raportin për të

Aktorja, Halle Berry, e ka akuzuar ish-burrin e saj, Oliver Martinez, se ka bashkëpunuar me dadon e fëmijëve për ta shtrembëruar një raport për të.

Ish-çifti, i cili u nda në vitin 2016, pas tri vjetësh martesë, e që finalizuan procedurën e divorcit në muajin gusht të vitit 2023, ende janë duke zhvilluar betejë gjyqësore për kujdestarinë e djalit të tyre, 11 vjeç, Maceo, ka shkruar FemaleFirst.

Martinez ka kërkuar nga Berry që të dorëzojë mesazhet e shkëmbyera me dy nga kujdestaret e djalit, Miryam Haziza dhe Erica Simamora.

Megjithatë, Berry ka refuzuar të plotësojë kërkesën, duke akuzuar Hazizan se ka bashkëpunuar fshehurazi me Martinezin dhe Simamoran, duke përfshirë transmetimin e informacionit për terapinë e Maceos. Sipas avokatëve të Berry, Haziza vazhdon të komunikojë me Martinezin dhe ekipin e tij ligjor, por refuzon të bashkëpunojë me avokatët e Berryt për dëshminë që do të japë në gjyq.

Për më tepër, Berry e ka akuzuar Simamoran se ka ndërhyrë në terapinë e Maceos, duke thënë se Simamora u bind nga Martinez për të kontaktuar terapistin e djalit, me qëllim që të ndikonte në procesin e terapive së tij.

“Dëshmia e zonjës Simamora është e rëndësishme, pasi Martinez ka arritur të bindë Simamoran, ndërsa ishte punësuar nga Berry, që të kontaktonte terapistin e Maceos për të ndërhyrë në procesin e terapisë së tij”, ka deklaruar avokati i Berryt.

Avokati i aktores gjithashtu ka kritikuar Martinezin për përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga veprimet e tij, duke e quajtur këtë një përpjekje për të mashtruar gjyqtarin dhe për të ngarkuar Berry me më shumë shpenzime ligjore të panevojshme.

“Martinez vazhdon të angazhohet në lojëra të padrejta në dëm të Berry”, ka thënë ai.

Gjykata i ka ndaluar të dy palët që të flasin negativisht për njëri-tjetrin para djalit të tyre. Ky vendim i gjykatës përfshin ndalimin e diskutimit të çështjeve të kujdestarisë me Maceon dhe ndalimin e komentimeve negative për njëri-tjetrin ose për partnerët e tyre përpara djalit.

Përveç djalit Maceo, Halle Berry, është edhe nënë e një vajze 16-vjeçare, Nahla, që e ka me ish-partnerin e saj Gabriel Aubry.

Aktualisht, Berry është në lidhje me këngëtarin dhe kompozitorin Van Hunt.

LEXO EDHE:

Back to top button