Milani huazon brazilianin te skuadra e Erdoganit

Skuadra e Milanit ka bërë dy lëvizje të para në janar për sa I përket futbollistëve në merkato. Fillimisht Milani ka konfirmuar se mbrojtësi Leo Duarte i është bashkuar klubit turk, Bashakshehir në formë huazimi me mundësi blerje. Vlera se sa duhet të paguajë Basaksehir nuk është bërë e ditur, por thuhet se kushton 10 milionë euro, aq sa pagoi Milani në vitin 2019, kur e transferoi nga Flamengo,

“AC Milan dhe Istanbul Basaksehir kanë arritur marrëveshje për huazimin e Leonardo Duarte. Ai do i bashkohet deri me 30 qershor me mundësi blerje”, shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanoglu ka postuar një foto me numrin 10 në fanellë duke shtuar spekulimet se do rinovojë kontratën. Turkut i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe Çalhanoglu që disa javë është duke negociuar me Milanin dhe ai ka postuar një foto në Instagram që bën të ditur se marrëveshja është afër.

Drejtori sportiv, Paolo Maldini thuhet se ka ofruar rreth 3.5 milionë euro për sezon, derisa kërkesa e Çalhanoglut është 5 milionë euro dhe në 48 orët e ardhshme dy palët do takohen që të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button