288 të infektuar dhe 3 humbje jete sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një ulje të rasteve ditore të të infektuarve dhe një humbje jete më pak krahasuar me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se sot janë regjistruar 288 raste të reja të prekur me covid-19, 14 më pak se dje, ndërsa 3 pacientë humbën jetën.

Por theksojmë se testimet ishin më të ulëta se dje. Sot njoftohet se janë bërë 1304 testime, ndërsa dje ishin 1329 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 51. Në spital vijojnë betejën me sëmundjen 280 pacientë.

LEXO EDHE:

Back to top button