Milani humb mbrojtësin kyç për 2 ndeshje

Simon Kjaer u zëvendësua në pjesën e parë të duelit me Juventusit të dielën, pasi kishte pësuar një problem muskulor. Futbollisti iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat nuk zbuluan asnjë dëmtim serioz të muskujve, por i duhet pak pushim.

Kjaer do të pushojë për një javë dhe do të kthehet në kohë për ndeshjen e madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, në mesjavën e ardhshme.

Kështu, ‘Rossonerët’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e mbrojtësit të tyre për duelin ndaj Venezias, të mërkurën dhe Spezias në fundjavë.

LEXO EDHE:

Back to top button