Milani i “dobësuar” para sfidës me Çellsin në “San Siro”

Sharll De Ketelaere nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen e nesërme të Milanit kundër Çellsit.
Belgu ka hasur shqetësime muskulore kundër Juventusit dhe për këtë arsye nuk do të jetë i disponueshëm në Ligën e Kampionëve.
Mëngjesin e sotëm, teksa shokët e tij të skuadrës po stërviteshin, ai qëndroi i veçuar në palestër.