Kanye West përjashtohet sërish nga Twitter, kjo është arsyeja

Kanye West përjashtohet sërish nga Twitter, kjo është arsyeja

Twitter ka ndëshkuar sërish Kanye West. Reperi dhe producenti diskografik kishte më pak se 24 orë që ishte rikthyer në rrjetin social, por llogaria e tij u bllokua sërish për shkelje të politikave.

Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, i cili ndryshoi emrin në Ye, postoi përmbajtje antisemitike duke detyruar rrjetin social të ndërhyjë. Ai kishte njoftuar se sapo të zgjohej do të “ngrinte në nivelin 3c sulmin ndaj hebrenjve “, duke përdorur zhargonin ushtarak, por duke shkruar fjalën “vdekje” “në vend të “def”.

Vendimi erdhi pasi Meta vendosi kufizime edhe në llogarinë e West në Instagram, i cili dy ditë më parë postoi një tjetër mesazh antisemitik, duke pretenduar se reperi Diddy kontrollohej nga hebrenjtë.

Producenti kontrovers muzikor, i cili zyrtarisht ndryshoi emrin e tij në Ye, së fundmi ishte kritikua për veshjen e një bluze “White Lives Matter” gjatë javës së modës në Paris, e cila u shfaq në shfaqjen e markës së tij. Fraza e marrë nga slogani ” Black Lives Matter”, që kundërshton racizmin dhe brutalitetin e policisë.

Slogani lindi brenda protestave pas vrasjes së George Floyd në verën e vitit 2020. Pasi u ngritën protesta të panumërta, West u shpreh në mendimet e tij, duke shkruar në një histori në Instagram: “Të gjithë e dinë se Black Lives Matter ishte një mashtrim. Tani ka mbaruar.

LEXO EDHE:

Back to top button