Milani insipirohet për merkato nga Botërori në Katar

Milani merr frymëzim nga Kupa e Botës për merkaton e janarit. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë mund të sjellin Hakim Zijeç në Milano. Lojtari nga Maroku, protagonist në Katar, është fleksibël (ai mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor), një sulmues i shkëlqyer, diçka që Milani e vlerëson shumë.

Pasi është fokusuar kaq shumë te lojtarët e rinj, klubi i RedBird do të dëshironte të rrëmbente një xhevahir që nuk ka shkëlqyer kurrë te Chelsea. Ideja e Maldinit dhe Massara është t’iu ofrojnë londinezëve një huazim të rëndë në janar me një të drejtë blerjeje në qershor për pak më shumë se 15 milionë euro.

Një pengesë mund të jetë paga e lojtarit, 6 milionë euro në vit. Gjithsesi, Ziyech vetëmenaxhohet, nuk ka agjent, kështu që nuk do të kishte as komisione për të paguar.

LEXO EDHE:

Back to top button