Përplasje në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën në Kupën e Botës

Përplasje në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën në Kupën e Botës

Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t’u qetësuar trazirat në qendër të Brukselit të dielën pas fitores 2-0 të Marokut në Kupën e Botës ndaj Belgjikës në Katar.

Dhjetëra tifozë futbolli thyen xhamat e dyqaneve, hodhën fishekzjarrë dhe dogjën automjete.

Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe tha se autoritetet po bëjnë çmos për të mbajtur rendin në rrugë. Edhe trafiku i metrosë dhe tramvajit duhej të ndërpritej me urdhër të policisë.

“I dënoj fort incidentet e kësaj pasditeje. Policia ka ndërhyrë tashmë me vendosmëri. Prandaj, këshilloj që tifozët të mos vijnë në qendër të qytetit. Policia po bën gjithçka që mundet për të ruajtur rendin publik”, shkroi Close në Twitter.

Policia tha se rreth 11 persona janë arrestuar./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button