Milani ka rritur interesimin për Luka Jovic

Milani ka rritur interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic dhe shpreson të arrijë një marrëveshje të ngjashme sikur me atë për Brahim Diaz.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se “Rossonerët” janë në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit serb por nuk kanë kontaktuar me “Los Blancos” ende.

Por gazeta pretendon se Milani do të përpiqet të krijojë një marrëveshje huazimi me idenë e diskutimit të një lëvizje të mundshme të përhershme më vonë.

23-vjeçari u transferua në Real Madrid para sezonit 2019-20 për një shumë të raportuar prej 63 milionë euro por ka luftuar për të bindur me paraqitjet e tij në kryeqytetin Spanjoll.

Jovic, i cili bëri përshtypje gjatë dy sezoneve të tij me Eintracht Frankfurtin, nënshkroi një kontratë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button