Milani kërkon bomberin e Fenerbahçes, këtë sezon ka shënuar 14 gola

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Sipas mediave turke, emri i përzgjedhur nga kuqezinjtë është ai i Sebastian Szimanski. Bomberi i Fenerbahçes ka bërë shumë mirë në këtë edicion dhe ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, të cilët shohin te ai një pasardhës perfekt për rolin që mund të lihet i lirë nga Zhiru.

Futbollisti ishte ndjekur edhe në janar nga klubi, por forma që treguan në ato momente Okafor e Joviç, qetësoi pak skuadrën italiane,

Sipas “Aksam”, Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh nga klubi italian pasi kërkon 28. Kjo shifër ka bërë që Milani të tërhiqet për momentin, duke menduar një ofertë të dytë për lojtarin i cili në këtë sezon ka shënuar 14 gola e ka dhënë 12 asiste. Për Szimanskin raportohet se kanë shfaqur interes edhe Napoli me Totenhemin.

LEXO EDHE:

Back to top button