Seria A i bën të gjithë lëmsh me një karton të verdhë për mesfushorin shqiptar

Pas ndëshkimit në minutën e 49 të sfidës, rrjeti televiziv “DAZN” vendosi grafikën që theksonte se Ramadani do të mungonte në ndeshjen e radhës për grumbullim kartonësh. Por në fakt nuk është kështu, pasi kanë sinjalizuar gabim kartonët e tij, për shkak të një gabimi që ishte bërë nga Liga Italiane, Kjo e fundit, para ndeshjes kishte vendosur në programin zyrtar të sfidës Ramadanin si një lojtar i cili mund të humbte ndeshjen e radhës nëse ndëshkohej.

Por në të vërtetë, Ramadani kishte vetëm 10 kartonë të verdhë dhe pezullimi i radhës nuk mund të vinte nga i 11-ti. Kësisoj, ai është i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Romës, duke shpresuar që të mos shtojë koleksionin e kartonëve të verdhë.

Futbollisti shqiptar deri tani është ndëshkuar në ndeshjet ndaj Juventusit, Napolit, Udinezes, Romës, Milanit, Bolonjës, Empolit, Atalantës, Lacios, Xhenoas dhe Salernitanës.

Ai është lojtari i dytë më i ndëshkuar me kartonë të verdhë në Serinë A, pas Paredes i cili ka një më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button