Milani kërkon huazim, Junajtedi nuk lejon

Skuadra e Milanit është duke tentuar që të firmos kontratë të gjatë me Diogo Dalot. Ky i fundit ishte njëri nga futbollistët më meritorë në kualifikimin e “rossonerëve” në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Portugezi regjistroi 33 paraqitje, ku shënoi dy gola dhe tre asiste.

Sipas “Calciomercato.com”, Milani ka propozuar Man. Junajtedit që t’ia zgjasin huazimin mbrojtësit edhe për një vit dhe pastaj të ketë një obligim për blerje. Por, ideja e huazimit është kundërshtuar nga Man. Junajted pasi ata nuk dëshirojnë ta huazojnë, e pasataj ta shesin.

Nëse Milani dëshiron ta marrë Dalot, atëherë ata duhet të paguajnë rreth 16 milionë euro për portugezin.

LEXO EDHE:

Back to top button