Milani kërkon sulmuesin nigerian të Viljarealit

Me portën e mbrojtjen tashmë të siguruar, bordi i “kuqezinve” të Milani, e ka fokusuar gjithë merkaton e saj verore te përforcimi i mesfushës dhe repartit të sulmit, sidomos këtë të dytin, teksa nevojitet më shumë “freski”.

Kështu, pas Alvaro Morata, Mehdi Taremi e Samuel Çukuueze, tashmë bordi i “gjigandëve” nga Milano ka shtuar një tjetër opsion në listë, i cili po ashtu vjen nga skuadra e Viljarreal, ashtu si nigeriani i lartpërmendur.

Bëhet fjalë për “fantazistin” holandez të sulmit, Arnaut Daniuma, me këtë të fundit, i cili mund të luajë një sërë rolesh në repartin ofensiv dhe kërkohet në “San Siro” në formë huazimi, teksa për të intersohen dhe kampionët holandezë të Fejnordit.

LEXO EDHE:

Back to top button