Milani lë anësh Sançezin, hidhet në sulm pas mesfushorit belg

" "

Skuadra e Milanit po vazhdon me lëvizjet e saj në merkato dhe së fundit është afër të kompletojë transferimin e lojtarit të Klub Brizhit, Sharll De Ketelere.

Sipas mediave italiane, ‘rossonerët’ kanë dërguar një ofertë prej 28 milionë euro + 3 milionë të tjera si bonuse. Në anën tjetër, shënjestra tjetër e tyre në merkaton, Renato Sançes duket se do të jetë e pakapshme, pas futjes së PSZH-së në këtë garë. Lojtari raportohet se preferon një kalim te kampionët e Ligue 1. Ai sheh më shumë mundësi për tituj atje, por edhe një pagë më të mirë.

Thuhet se Milan veç kanë filluar të shohin për alternativa të tjera për mesfushën.

LEXO EDHE:

Back to top button