Milani më në fund shënon fitore në “San Siro”

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë tre pikë nga dueli me Xhenoan. “Rossonerët” nuk kishin fituar në “San Siro” që dy muaj, që nga fitorja 4-0 ndaj Krotones, ndërsa Ante Rebic shënoi gol në min (13’) për të zhbllokuar rezultatin. Por, Xhenoa tregoi futboll të mirë, Destro shënoi në min (37’) për të barazuar shifrat.
Në pjesën e dytë, në min (68’), talenti i Xhenoas, Skamaka shënoi autogol për ti dhënë avantazhin Milanit. Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund të takimit, edhe pse në disa raste , Xhenoa ishte afër barazimit. Në fund, “rossonerët” arritën të marrin pikët e plota, tani ata gjenden ne pozitën e dytë me 66 pikë.