Katër gola në 10 minutat e fundit në Paris

Paris Sen Zhermen me shuëm vështirësi mundi Sent Etienin dhe arëktoi tri pikë të reja në kuadër të xhiros së 33-të të Ligue 1. Parisienët duhej ta fitonin këtë ndeshje me çdo kusht, në mënyrë që të shfrytëzonin gabimin e Lille dhe të afroheshin e ta ngushtonin distancën prej katër pikësh.

St Etieni befasoi të gjthë duke shënuar gol në min (78’), mirëpo gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë, pasi Kilian Mbape barazoi shifrat në min (79’). Futbollisti i njëjtë shënoi gol në min (87′) nga penaltia për ti dhënë avantazhin parisienëve. Mirëpo mysafirët nuk u dorëzuan dhe St Etieni barazoi rezultatin në min (93′) përmes Hamouma. Dhe kur mendohej se PSZH do të bënte gabimin e radhës, Mauro Ikardi shënoi golin e fitores në min (90+6′).

Tani, PSZH është vetëm një pikë larg Lille dhe hyn fuqishëm në garë për titullin kampion të Ligue 1

LEXO EDHE:

Back to top button