Robin van Persi fillon me punë si trajner në klubin holandez

Robin van Persi është trajneri i ri i klubit holandez, SC Herenveen. Klubi ka konfirmuar ardhjen e ish-sulmuesit të premten. Ai nënshkruan një kontratë për dy sezone.
Për Van Persie është puna e tij e parë si trajner i një ekipi senior, pasi që më parë ishte trajner i grupmoshës U18 të Fejnordit.
Fejnordi fillimisht donte të vazhdonte me Van Persie, por klubi nuk mundi të përmbushte dëshirën e tij për t’u bërë trajner i klubit A.