Milani merr lajme të këqia nga infermeria

Skuadra e Milanit mori një fitore të madhe ndaj Romës, por ishte një triumf I trishtë, pasi që “kuqezinjtë” patën 3 dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. Fillimisht ishte Çalhanoglu që la fushën për një dëmtim, ndërsa u pasua edhe nga Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebiç.

Kur kanë kaluar disa orë nga ndeshja, lajmet e fundit bëjnë me dije se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për të paktën 10 ditë, kohë kur do të bëhet një tjetër vlerësim i situatës. Thënë ndryshe, Milan humbet përsëri Ibrën për 2 ndeshjet e radhës në kampionat, por edhe për sfidën e parë ndaj Man. Junajted.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë përsëri situata e Çalhanoglu që ka një problem në kofshën e majtë. Lajmi i mirë vjen nga Ante Rebic, që duket se nuk ka një problem serioz dhe do të jetë gati për ndeshjen e mesjavës ndaj Udineses.

LEXO EDHE:

Back to top button