Milani mund Napolin dhe merr kreun në Seria A

Skuadra e Milanit ka regjistrua një fitore shumë të vlefshme në xhiron e 28-të në Serie-A duke e mposhtur me rezultat minimal Napoli si rivalin direkt në luftën për titull.

Ishte një pjesë e parë pa gola, por shumë e luftuar dhe me intensitet të lartë dhe skuadra shkuan në pushim me rrjeta të pa tundura. Me të filluar pjesa e dytë, “Rossonerët” u treguan të efektshëm dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 49’ derisa realizues ishte shtatlarti francez Olivier Zhiru. Goli i tij doli të ishte edhe vendimtar dhe që ia siguroi Milanit tre pikë shumë të rëndësishme në luftënb për titull.

Skuadra e Piolit tani është liderë e tabelës me 60 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Napoli i Amir Rrahmanit, i cili pati një paraqitje shumë të mirë në fushë, ka 57 pikë në vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button