Milani ndryshon listën e lojtarëve në Ligën e Kampionëve?

Ndryshim në listën e UEFA-s te Milani, me rikthimin e Majk Mainjanit, i cili u rikuperua nga dëmtimi që e mbajti jashtë për disa muaj këtë sezon, edhe largimi i Tatarusanu, për të cilin nuk ka më vend.

Këtë e ka bërë të ditur vetë UEFA në faqen e saj zyrtare, me klubin kuqezi duke përfituar nga neni 46.2 i kodit të garave të UEFA-s i cili lejon që një portier të ndryshohet nëse dëmtohet.

Ky është një rikthim tepër i rëndësishëm për Milanin, pasi portieri francez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, dhe kujtojmë se vjet ai ishte pika kyçe e skuadrës për fitimin e Serie A./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button