Milani në telashe, lëndohet edhe një sulmues

Vijojnë problemet në sulm për Milanin. Stefano Pioli ka humbur edhe shërbimet e Noah Okafor. 23-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes Rumani-Zvicër. Dhe do t’u mungojë “kuqezinjve” për një periudhë rreth 3 javë. Një lajm i keq ky për trajnerin Pioli përpara duelit të Serie me Fiorentinën. Milani pret në “San Siro” skuadrën nga Firence në “San Siro” të shtunën
Sfidë ku vendasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesit Oliver ZHiru (i pezulluar) dhe Rafale Leao (i dëmtuar). Të cilëve u shtohet edhe helveti Okafor. Por ka edhe lajm të mirë.
Amerikani Kristian Pulishiç është rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet të zbresë në fushë përballë Fiorentinës. Pulishiç, Joviç, Çukueze dhe Romero janë alternativat e Piolit në sulm për ndeshjen e fundjavës në kampionatin italian. Trajneri po mendon të grumbullojë për këtë duel dy sulmuesit e rinj: Françesko Kamarda (15 vjeç) – për të cilin nevojitet një leje e veçantë nga Liga dhe Diego Sia (17 vjeç).