Milani pas Interit, mund edhe Selltikun

Skuadra e Milan ka fituar 1:3 në transfertw ndaj Seltikut. ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë. Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2. Seltiku provoi të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milani kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Seltiku do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

Fitoi pa problem Tottenhami, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 austriakët e Lask Linz, në një sfidë ku startoi si titullar edhe uellsiani Geret Bejll. Braziliani Lukas zhbllokoi sfidën, ndërsa më pas ishte Andrade që shënoi një autogol, pas një topi të hedhur në zonë nga Bejlll. Rezultatin për “Spurs”-at e vulosi koreano-jugori Hueng Min Son, i cili erdhi nga pankina dhe dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë, ndërsa me këtë sukses Tottenhami merr përkohësisht kryesimin e grupit.

Edhe skuadra tjetër angleze, Lester ia doli të marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ukrainasve të Zoryas, ndërsa sfida mes Villarealit e Sivasporit në “El Madrigal” prodhoi spektakël e plot 8 gola, me spanjollët që triumfuan me rezultatin 5-3.

Në sfidat e tjera, Braga mposhti AEK-un e Athinës me rezultatin 3-0, Dinamo e Zagrebit u ndal në barazim pa gola nga holandezët e Fejnordit, ndërsa Lille triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën çeke ndaj Spartës së Pragës.

LEXO EDHE:

Back to top button