Milani përgatitet për Napolin duke stërvitur penalltitë

Skuadra e Milanit sonte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. Në ndeshjen e parë, Milani fitoi, por me një avantazh minimal 1-0.

Trajneri i “kuqezinjve”, Stefano Pioli e ka bërë të qartë se ai pret plotësisht që gjithçka të vendoset në penallti dhe ai e ka trajnuar këtë aspekt me lojtarët.

“Ne kemi një avantazh të lehtë, por Napoli shënon mesatarisht tre gola për ndeshje në Ligës së Kampionëve, andaj është një kundërshtar shumë i fortë. Ne stërvitim goditjet e penalltisë, por këtë e bëjmë para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve,” tha Pioli për agjencia italiane e lajmeve “ITASportPres”.

LEXO EDHE:

Back to top button