Milani rinovon me boshnjakun, në radhë edhe sulmuesi portugez

Suadra e Milanit ka rinovuar kontratën me Rade Kruniçin, deri në vitin 2025. Boshnjaku është pjesë e kampionëve të Italisë që prej vitit 2019 dhe për trajnerin Stefano Pioli ka qenë një alternativë e mirë në repartin e mesfushës dhe shpeshherë ka zgjedhur problemet e teknikut italian.

Mesfushori në sezonin e fundit luajti 28 ndeshje në Seria A dhe në fund fitoi titullin kampion të Italisë duke dhënë kontributin e tij për fanellën kuqezi. 28-vjeçari në sezonin e ri ka luajtur vetëm në sfidën e parë të kampionatit përballë Undinezes, pasi ka pësuar një dëmtim që po e mban ende larg fushave.

Kruniç deri më tani ka bërë 91 paraqitje për “kuqezinjtë”, duke i dhënë qëndrueshmëri dhe cilësi mesfushës. Fushata e rinovimeve të kuqezinjtë sapo ka filluar, pasi drejtuesit do të tentojnë me çdo kusht arritjet e firmës me yllin e ekipit Rafael Leao. Shkëlqimi i yllit portugez nuk po ndalet dhe së fundit flitet dhe për një interes nga Reali i Madrid, megjithatë duhet parë se si Maldini do ta zgjedhë këtë çështje, pasi edhe trajneri Pioli ka kërkuar me ngul arritjet e marreveshjes per rinovimin me Rafael Leao.

 

LEXO EDHE:

Back to top button