Milani sërisht “preket” nga “Covid 19”

Te Milan është rikthyer sërish ankthi prej virusit të rrezikshëm, “Covid 19”. Tashmë, është konfirmuar nga vetë klubi milanez se janë prekur edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Teo Hernandez dhe Hakan Çalhanollu, të cilët menjëherë i janë nënshtruar izolimit, ndërsa për fat të mirë janë në gjendje optimale pasi nuk kanë simptoma.

Kështu, trajneri Pioli humbet dy nga elementët më të spikatur të këtij sezoni, teksa kryesuesit e Serisë A, ka një transfertë delikate në Sardenja përballë vendasve të Kaljarit. Megjithatë, lajm i mirë është rikthimi i Ibrahimoviç, i cili tashmë duhet të marrë përsipër skuadrën.

LEXO EDHE:

Back to top button