Milani tenton goditjen e fundit në merkato

Adrien Rabio mbetet ende objektiv Milanit pasi si një lojtar i lirë, mesfushori francez mund të firmosë edhe në ditët në vijim. Për këtë arsye, një goditje tillë mund të pasurojë grupin e Paulo Fonsekës me cilësi, përvojë dhe lidership, edhe pse pas këtij operacioni do të kishte dy pengesa mjaft të ndërlikuara për të kapërcyer.

E para ka të bëjë me pagën e Rabiosë, e cila në vitin e tij të fundit te Juventusi arriti në 7 milionë euro, shifër nga e cila as lojtari dhe as mamaja menaxhere Veronik nuk synojnë të shkëputen. Pengesa e dytë, megjithatë, ka të bëjë me çështjen gjithmonë aktuale dhe delikate në lidhje me listat e Ligës së Kampionëve, me Milanin që duhet të shesë dikë (Benaser) për të liruar vendin e Rabio në skuadër.

Deri tani Rabio ka refuzuar çdo tentativë joshjeje nga klubet e Ligës Saudite, teksa nuk ka gjetur dot akorde me Realin e Liverpulin. Drejtuesit e “Djallit” kanë vijuar kontaktet me lojtari dhe ka shumë gjasa që ai të vishet kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button