Milani tenton super goditjen në Madrid, futbollisti refuzon Realin

Marko Asensio nuk do të rinovojë kontratën me Real Madrid. Edhe pse palët ranë dakord për të vazhduar së bashku, faktori ekonomik luajti një rol.

Ndarja në fakt do të kishte ndodhur për shkak të kërkesave të larta ekonomike të futbollistit të cilat sipas asaj që raporton “Relevo” ishin rreth 5 milionë euro në sezon. Një pagë e lartë që klubet e tjera vështirë se do ta përballojnë. Ashtu si Milani, i cili prej disa kohësh e ndjek lojtarin spanjoll.

“Kuqezinjtë” do të ishin gati të bënin një investim të rëndësishëm për yllin e Real Madrid, por brenda kufijve të mundësive. Megjithatë, fakti që Asensio s’do të rinovojë me “Los Blancos” është një lajm i mirë për Stefano Piolin dhe drejtuesit “kuqezinj” që do të provojnë së shpejti të hidhen në sulm.

Gjatë sezonit, Marko Asensio ishte rezerva e luksit e Karlo Ançelotit. Futbollisti e ka nisur shpesh herë nga stoli për të pasur më pas një ndikim gjatë ndeshjes, siç e dëshmojnë edhe shifrat: 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 12 gola dhe 8 asiste. Asensio mund të jetë profili i duhur për hapin përpara të Milanit, por do të duhet një përpjekje e rëndësishme ekonomike, edhe për të mposhtur konkurrentët anglezë.

LEXO EDHE:

Back to top button