Milani vazhdon me largimet, në radhë është Fikajo Tomorri

Tottenhami dhe Milani raportohet se kanë arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit Fikayo Tomori sipas raportimeve në Itali.  Spurs lëvizën me hapa të shpejt për të siguruar një marrëveshje me ‘Rossonerët’ për ish-mbrojtësin e Chelseat.

Raportimet e së premtes bën me dije se Tottenhami ka bërë një ofertë për Tomorin, ndërsa tani thuhet se marrëveshja mes dy klubeve është arritur. Sipas një përditësimi të fundit nga Sky Sport Italia, dy klubet kanë arritur marrëveshje verbale për një shifër prej 25 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera bonuse dhe shtesa.

Megjithatë, Tomori ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, pasi sipas Sky Sport Italia, lojtari ende nuk e ka dhënë aprovimin e tij përfundimtar. Në rast se marrëveshja finalizohet, ka shumë mundësi që Tomori nuk do të luajë në ‘Derby della Madonnina’ mes Milanit dhe Interit në Serie A të dielën.

Tottenhami tash e sa kohë është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas lëndimit të Christian Romeros, por së fundmi një lëndim në gju e pësoi edhe Radu Dragusin.

LEXO EDHE:

Back to top button