Rashford largohet nga “Djajtë e Kuq”, por sërish do të luajë në Premier Ligë

Аston Villa raportohet se po synon transferimin e Marкus Rashford pavarësisht dëshirës së tij për të siguruar kalimin tek Barcelona.

Largimi i Jhon Duran në drejtim të Al-Nassr për 77 milionë euro plus shtesa, së bashku me huazimin e Emi Buendias tek Bayer Leverkuseni, ka bërë që Villa të synojë përforcime për sulmin.  Drejtuesit e klubit tashmë kanë identifikuar Rashford si objektivin e tyre kryesor, pasi trajneri Unai Emery thuhet se është një fans i lojës së tij dhe ka shtyrë personalisht që bisedimet të fillojnë.

Emery beson se ai mund ta ndihmojë 27-vjeçarin që ta gjejë sërish formën e tij më të mirë, duke marrë parasysh ambientin e mirë dhe sistemin taktik. Pavarësisht interesimit të Villas, Rashford mbetet i etur që të qëndrojë tek Manchester United ose të kalojë tek Barcelona.

Sidoqoftë, vështirësitë që janë shfaqur në aspektin financiar e bëjnë gati të pamundur për blaugranasit që të arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij në Spanjë. Aftësia e Barcelonës për të siguruar të paktën huazimin e tij mbetet e pasigurt, veçanërisht duke marrë parasysh pagën e madhe të Rashford prej 325 mijë eurosh në javë.

Për më shumë, raporti sugjeron se Villa nuk është tërësisht e fokusuar vetëm tek Rashford, pasi ata po monitorojnë edhe opsioen të tjera si Joao Felix dhe Marco Asensio.

LEXO EDHE:

Back to top button