Milani, vihet pas mesfushorit ofenziv të Romës

Milani është vënë në kërkim të lojtarëve të rinj për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Për rrjedhojë Maldini dhe Massara kanë nisur kontaktet e para me Romën për të afruar në ekip yllin e tyre, Nikolo Zaniolo.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mundësia që Zaniolo të veshë fanellën kuqezi është shumë e lartë. Kampionët e Italisë kanë bërë ofertën e parë që konsiston në 25 milionë euro plus kartonin e Aleksis Saelemaekers.

Megjithatë, kjo ofertë nuk e ka bindur Mourinhon dhe sipas të njëjtit burim zgjidhja e marrëveshjes mund të vijë nga një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Alesandro Florenzi që pritet të blihet nga Milani pasi ka bindur me performancat e tij. Kjo negociatë mund të hapë rrugën për transferimin e Zaniolos më pas.

LEXO EDHE:

Back to top button