Valadolidi në La Liga, Ronaldo duhet të realizojë premtimin

Skuadra e Valadolidit është ngjitur ë La Liga, duke u renditur i dyti në sezonin e rregullt të Segunda Division. Aksioneri kryesor i klubit, braziliani Ronaldo, ka festuar me shpirt suksesin së bashku me futbollistët e tij, por tashmë i duhet të përmbushë premtimin që bëri kur skuadra ra në rënie. Të përshkojë një distancë prej 500 kilometrash.

Legjenda braziliane do të bëjë me biçikletë rrugën nga Valladolidi në Compostela me gruan e tij, pasi siç tha ai nuk mund të vrapojë aq shumë, me nisjen e udhëtimit të planifikuar për të dielën.

Kjo rrugë është pjesë e Camino de Santiago, një rrjet rrugor fetar në Spanjën veriperëndimore.

LEXO EDHE:

Back to top button