Milanoviq për “Ballkanin e Hapur”: Nëse nuk e mbulon Kosovën, është palidhje

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka folur për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se nëse Kosova nuk trajtohet baraz, atëherë është “palidhje”, njofton Klankosova.tv.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Milanoviq shtoi se Kosova nuk duhet të mbetet anash, njofton Klankosova.

“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë vetëm në mënyrë sipërfaqësore do të komentoj sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha presidentja Osmani, nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet, askush nuk është duke bllokuar rrugën, duhet ta kemi të qartë cilat janë motivet. Nuk duhet të shkojmë me kokën në mur. Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën barazi, atëherë është kushtimisht thënë, palidhje. Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet. Ballkani i hapur, me siguri qëllimet s’janë humanistike lidhur me këtë iniciativë”, tha presidenti kroat.

LEXO EDHE:

Back to top button