Milevski: Besoja në fitore dhe ishim gati për çdo skenar

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski në konferencën për media tha se e priste këtë sukses dhe se në asnjë moment nuk ka dyshuar tek këta djemë. Fillimisht ai ka falënderuar trajnerin e mëparshëm dhe lojtarëve që kanë luajtur dhe tani nuk janë pjesë e përzgjedhjes.

“Dëshiroj të kthehem pak pas, të falënderoj të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë sukses, këtu kam parasysh paraardhësin tim, dhe të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë dhe nuk janë më në kombëtare. Urime lojtarëve, djemve, çfarëdo që mund të thuhet për momentin është pak, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por edhe në të gjitha ndeshjet e ciklit. Unë e prisja këtë. Nuk do ta bëja këtë punë, nëse nuk pres që të kemi sukses, të kemi bashkëpunim të suksesshëm me djemtë.

Ishim gati për çdo skenar. Ai synim i hershëm e bëri punën tonë më të lehtë. Është ndryshe të fillosh me 1:0. Por ne nuk ramë në asnjë moment. Kemi luajtur 90 minuta me rënie të vogla diku në ndeshje. Islanda është një ekip serioz, lojtarë që kanë potencial dhe e kanë treguar këtë në të gjitha ndeshjet dhe ne kemi qenë të vetëdijshëm që duhet të jemi të fokusuar deri në fund të ndeshjes. Pavarësisht nëse e shënuam atë gol herët a vonë, nuk ndryshuam asgjë në lojën tonë. Nuk do të thosha se goli i parë është një moment vendimtar”, tha mes tjerash trajneri Milevski.

LEXO EDHE:

Back to top button