Milevski dhe Spirovski, optimist për përballjen ndaj Italisë

Trajneri Blagoja Milevski dhe Stefan Spirovski, në takimin e fundit me mediat vendore dhe gazetarët nga Maqedonia në Palermo, potencuan se janë gati për të shijuar sfidën historike. Sipas tyre, futbollistët e Maqedonisë respektojnë kundërshtarin dhe besojnë se do të japin maksimumin në sfidën e së enjtës.

 

 

Secila kombëtare ka kualitetin e vet dhe nuk duhet të dallojmë ndonjë kombëtare se si  të luajë Maqedonia. Secila kombëtare është ndrsyhe dhe nuk do të dalloja ndonjë kombëtare, e cila mund të shfryrëzojmë për këtë përballje.

Unë kam thënë edhe më herët se ajo ndeshje në Torino me këtë nuk ka lidhje , pasi që ajo ishte eliminatore dhe ky zhvillohet për Botërorin në Katar. Nuk dua të flas në atë temë. Jam i kënaqur që kemi futbollist të tillë që janë të jashtëzakonshëm.

Dilema nuk kam dhe besojë se të gjithë do të jenë gati për ndeshjen, pasi që të kryejmë stërvitjen. Maqedonia tregoi kualitetin në eliminatoret dhe presim që këtë të përcjell në përballjen e ardhshme.

Unë jam realist dhe nisem nga radhët e mia. Maqedonia para se gjithash ka një qëllim që të jetë në të ardhmen të jetë konkurentë në eliminatore evropiane dhe botërore. Mendojë se është herë që të jemi kremi I futbollit evropian, dhe jemi ende larg,  por sigurisht se kemi kualitet dhe potencial që të jemi sa më afër kremit të futbollit evropian.

Ne jemi të gatshëm për çdo skenar. Për Mançinin mund të them se e respektojë punën e tij dhe ai është më meritor për kurorën evropiane. Sigurisht se edhe ai por edhe ne kemi strategjinë e lojës.

Maqedonia beson se ka forcë për të luajtur në kohën shtesë, pasi që futbollist janë në formë të mirë te skuadrat e tyre ku luajnë.

Porosia ime ndaj futbollistëve do të ishte që të knëaqen në ndeshjen historike.

 

Kapiteni Spirovski, beson se së bashku me kolegët e tij do të japin maksimumin në terrenin e gjelbër.

 

Para se gjithash jamë krenar që jam pjesë e kësaj gjeneratë dhe kapiten. Erdhi edhe ky ditë që Maqedonia të luajë një ndeshje balotazhi pë Botëror. Nuk ka motiv më të madh që të përballesh me një kampion aktual të Evropës.

Nuk e kam ditëur se trajneri e ka ditëlindjen në ditën e ndeshjes, por shpresojë që të plotësojmë dëshirën e tij dhe të gjithëve nga Maqedonia.

Nuk dua të dallojë lojtarë individual dhe mendojë se nuk dua të dallojë ndokënd , pasi që të gjithë janë pjesë e kombëtares kampione të Evropës. Është nder për ne që të jemi përball kampionëve të Evropës.

Definitivisht e dimë se çka do të thot dyshja Kielini dhe Bonuçi në botën e mbrojtjes. Shpresojë se futbollistët tane të shfryrëzojnë këtë “dobësi” dhe të hyjmë me angazhim maksimal. Është një ndeshje e veçantë pasi që nuk ëhstë e përditshme që të luash para një stadium të plot kundër një kundërshtari të fortë.

 

Përballja Itali-Maqedoni, do të zhvillohet të enjtën në Palermo të Italisë në orën 20.45.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button