Milevski: Dy kundërshtarë kualitativ, për të testuar forcën e plotë

Milevski: Dy kundërshtarë kualitativ, për të testuar forcën e plotë

Përzgjedhës i Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, shpalosi listën e futbollistëve në prag të sfidave miqësore me Finlandën dhe Azerbajxhanin, të cilat do të zhvillohen në Shkup, më 17 dhe 20 nëntor.

“Për fat të keq nuk mund të jemi të kompletuar dhe jemi mësuar që mos të kemi të gjithë të ftuarit. Ademi është lënduar sërish dhe nuk do të jetë me ne. Kjo listë mund të ndryshohet pasi që kemi ndeshje të Kupës dhe një xhiro të Ligës së Parë.

Dy sulmuesit tanë , Miovski dhe Ristovski janë në formë më të mirë, andaj kanë përparësi ndaj të tjerëve.

Futbollistët janë në formë më të mirë se sa në ndeshjet e tjera. Djelmoshat që u treguan ndaj Arabisë Saudite, u shfaqën më mirë se të tjerët , por edhe ata që s’jan tani në listë nuk do të thotë se nuk mund të ftohen.

Nuk mund të kemi ekipin e plotë pasi që kishim mungesa të mëdha gjatë tërë eliminatoreve të kaluara, ashtu që shpresojë që pjesa më e madhe të jetë në ekipin e parë të plotësuar nga lojtarët e rinj. Secili mund të zëvendësohet, andaj secili do të ketë rastin e vet.

Terreni i vetëm në Todor Proeski, që është në këmbë të qelqit dhe që na është dhënë nga Uefa dhe FFM, dhe në të cilën ne mund të ndikojmë në kualitetin e saj. Duhet të bëjmë maksimumin që të krijojmë kushte më të mirë në terrenin e gjelbër, që tu mundësojmë kushte më të mira për futbollistët. Dhe jo rastësisht përfaqësuesja jonë luan më mirë si mysafirë.

Martin Mirçevski, nuk është përparësi para futbollistëve që janë ftuar.

Nuk ftojmë futbollistët që nuk e ndjenjë ekipin si të vetin, pjesë e skuadrës.

Me Arian Ademin jam në kontakte të vazhdueshme dhe i dhashë vizë që të pauzojë dhe dhimbjen me shpinën e ka kaluar. Biseda e fundit ishte mjaft optimiste dhe ai më shpjegoi për lëndimin e fundit që ka marrë.

Finlanda është një kombëtare e fortë, ndërsa Azarbejxhani është në ngritje, ku mund të shihet forma e futbollistëve kundër ekipeve kualitative”, tha mes tjerash Blagoja Milevski.

Në përbërjen më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë rikthehet kapiteni Stefan Ristovski, ndërsa në ekip rikthehet edhe sulmuesi i Udineses, Ilija Nestorovski.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button