Milevski: Futbollistët meritojnë respektin maksimal

Milevski: Futbollistët meritojnë respektin maksimal

Përfaqësuesja e Maqedonisë me 5 fitore dhe një barazim mbylli garat në grupe në Ligën e Kombeve, duke u ndalur në vendin e parë të grupit 4 të Divizionit C. Në ndeshjen e fundit, Maqedonia mundi Ishujt Faroe me 1-0, me golin e Bojan Miovskit. Trajneri Bllagoja Milevski, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur më angazhimin e futbollistëve dhe reagimin e tyre në këtë sfidë.

“Me atë që përballemi kur luajmë në ndeshjet jashtë, mendojë se jemi shumë larg. Këto djelmoshat meritojnë kushte më të mira. Është koha e fundit që të reagojmë për këtë çështje. Kjo nuk do të thotë se do kishim shënuar fitore më të lartë por do të kishim kushte më të mirë. Është lehtë që mbrohesh në këtë terren dhe është vështirë të sulmosh dhe të krijosh raste për gol.
Mënyrën se si luajti ndaj Anglisë dhe Ukrainës, në eliminatoret e mëparshëm , djelmoshat treguan kualitet dhe potencial që luajnë në këtë nivel të garave. Edhe miqësoret e rënda pas eliminatoret e evropian, na dhanë sinjalet për futbollistët se kemi kualitet të lartë. Ishim në grup me kombëtaret që shënojnë hapa të mëdha në zhvillim. Andaj mund të them se meritojnë djelmoshat më shumë respekt kur luajnë për Maqedoninë.
Vazhdimisht jemi në kërkim të ndryshimeve, në eliminatoret e ndryshme dhe futbollistët janë ata që janë. Mendojë se në mesin e 11 futbollistëve, tetë prej tyre nuk kanë minutazh të mjaftueshëm në klube dhe arrijnë rezultate të larta. Nuk e di nga ku e përcjellin këtë energji dhe unë mendojë se e gjithë kjo vjen nga karakteri i tyre. Unë nuk hjeki dorë nga ata dhe ata më shtyjnë përpara. Nga të gjithë kjo mund të them se janë mentalisht më të fortë.
Na mungon më shumë vetëbesimi për kualitetin dhe potencialin e tyre dhe shpresojë se do të zgjedhin çështjen e klubeve dhe do të fitojnë më shumë vetëbesim për potencialin që e kanë.
Edhe Enisi dhe Stole janë lider të ekipit, por mos të harojë edhe të tjerët, pasi që uniteti vjen në rend të parë. Kjo është ajo që na dallon dhe kjo është ajo dallohet te ne, kur potenciali individual vihet në rangun ekipor. Maqedoni ka faktor x dhe kjo është në nivelin ekipor.
Maqedonia mbyll ciklin e garave në grupe me 16 pikë, dhe siguroi kualifikimin në Divizionin B, dukë lënë pas Armeninë me 7, Ishujt Faroe me 6 dhe Letoninë me 4 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button