Milevski: I kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por jo edhe rezultatin

Pas ndeshjes ndaj Bullgarisë, në të cilën Maqedonia kishte pronësinë e topit dhe krijoi më shumë raste për gol, trajneri Blagoja Milevski u shpreh i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve, ndërsa aspak i kënaqur me rezultatin. Milevski beson se asgjë nuk është hubur dhe se janë edhe 5 ndeshje deri në fund të ciklit eliminator të Ligës së Kombeve.

Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë

“Ndeshja me një kundërshtarë që është bartës i grupit. Na kanë mbetur edhe 5 ndeshje dhe asgjë nuk kanmbaruar dhe nismë e ciklit të ri.

Nga minuta e parë e deri në fund Maqedonia e kontrolloi ndeshjen. Nuk isha i kënaqur me realizimin e rasteve për gol të krijuara në pjesën e parë. Ishte perfektë pjesa e dytë. Nuk mund të fajësojë lojtarët dhe të gjithë përpos Alioski dhe Bardhit, janë jashtë formës së duhur.

Fokusi dhe përfundimi i aksionit nuk ishte në nivel, mirëpo në mënyrën se si luajtën ndeshjen futbollistët nuk mund të jem i pakënaqur, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi dominuam ndeshjen.

Situata te goli i pranuar ishte moment i dekoncentrimit. Ajo duhet të jetë në nivel kur luani kundër një ekipi të fortë.

Në pushim u thash se futbollistët kanë kualitet dhe se duhet të luajnë në nivelin e duhur, andaj nuk mund të them se jam i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve.

Nuk ka favorit dhe autsajder në Grupin C. Do jemi të koncentruar ndaj Gjibraltarit që është një kundërshtarë i fortë dhe luhet në terren artificial dhe kjo shton vështirësitë për ne.

Nga gjithë ndeshjen që e luajtëm nuk kam vërejtje për futbollistët edhe pse ishim perfekt në pjesën e dytë.

 

Sulmuesi dhe golashënuesi i golit të vetëm për Maqedonisë kundër Bullgarisë, Milan Ristovski, u shpreh i kënaqur me golin, por jo edhe rezultatin.

 

Milan Ristovski, sulmues i Maqedonisë

“Ndoshta nuk ishte dita jonë, por ishim më të mirë në terren dhe duhej të shfrytëzohen rastet, por nuk arritëm dhe shkojmë më tej. E dinim prej fillim të këtij cikli se katër ndeshje për një periudhë të shkurtër dhe do të jetë vështirë. Natyrisht se u gëzova shumë për golin e shënuar.

 

Sfida e radhës do të jetë kundër kombëtares së Gjibraltarit, në transfertë. Kujtojmë se në sfidën e parë Gjibraltari pësoi disfatë 0-4 kundër Gjeorgjisë në transfertë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button