“Isha”, lansohet kënga e tretë e Luanës nga projekti thuaje

“Isha”, lansohet kënga e tretë e Luanës nga projekti thuaje

Luana Vjollca ka publikuar këngën e tretë të projektit “Thuaje” me titull “Isha” të kompletuar nga ana vizuale.

Ndryshe nga dy projektet e para që trajtonin bullizmin dhe traumën, biondja e popullarizuar në këngën e tretë vjen me plot ngjyra dhe jetë si mesazh force për femrat.

Përmes vargjeve të këngës, moderatorja e shndërruar në këngëtare bën thirrje për vetëbesim, kurajë dhe respekt ndaj përpjekjeve të gjithsecilit për t’ia dalë mbanë.

Këngës i ka paraprirë edhe pjesa e tretë e rrëfimit, ku Luana ka vendosur të tregojë histori personale, jo të bukura, por që kanë ndikuar që ajo të jetë sot ajo që është.

Siç ka paralajmëruar vet, projekti ka gjithsej pesë këngë, të cilave iu paraprin gjithmonë një rrëfim i ndjerë dhe plot emocion i Luanës.

LEXO EDHE:

Back to top button