MIlevski: Jemi këtu për të shënuar rezultat pozitiv

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, më 23 shtator do të përballet me Gjeorgjinë, në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi Bllagoja Milevski do të vuajë mungesën e futbollistëve si Arijan Ademi, Valon Etemi, Stefan Ristovski dhe Darko Çurlinovski. Në takimin me gazetarët, Milevski potencoi se është këtu për të shënuar edhe një rezultat tjetër pozitiv.

“Asnjëherë nuk kthehen në të kaluarën. A janë skuadër me kualitative se e jona do të tregojë koha. Luajnë futboll të ndryshëm nga e kaluara, mirëpo ne jemi të gatshëm që të përmirësojmë gabimet që i bëmë në Shkup. Nëse nuk mendojmë se jemi të aftë që të shënojmë fitore dhe të tregojmë se mundemi të bëjmë një gjë të tillë, ne nuk do të ishim këtu. Kemi ardhur për atë që në pjesën më të madhe të ndeshjes në Shkup nuk e merituam, mirëpo futbolli është I tillë që ndonjëherë atë që e bëni si pozitive jo çdoherë sjell rezultat. Gjeorgjia nuk fitoi pa meritë në Shkup, kjo nuk do të thot se nuk jemi ardhur këtu që të shënojmë fitore. “u shpreh Milevski.

LEXO EDHE:

Back to top button