Në takimin me gazetarët, trajneri Blagoja Milevski, potencoi se ndeshja nuk është vendosur me taktikën që e ka kërkuar, por që të gjithë futbollistët e Maqedonisë e kanë dëshiruar më shumë fitoren , duke respektuar edhe Italinë, kampionin aktual të Evropës.
Nuk ishte një taktikë e tillë të mundim me 2 gjuajtje, por para se gjithash urime për Italinë për atë që kanë bërë në Evropian. Para ndeshjes thash se Maqedonia është shtet i vogël me një zemër të madhe dhe mentalitet dhe këtë e dëshmuan këto djelmosha. Është kënaqësi që punojë më to dhe ti faleminderojë që kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Që të mundet kampioni aktual i Evropës nuk është një gjë e vogël. Mirëpo ne nuk ndalemi këtu. Na pret Portugalia dhe hapi I fundit drejt Botërorit në Katar. Dhe nga nesër do të mendojmë vetëm për Portugalinë.
Nuk bëhet fjalë për asnjë lendim të Ademit, por ai kthehet nga lëndimi dhe për 60 -70 minuta luajti në nivel të lartë. Kostadinov dhe Elmasi do të shtojnë konkurencën për ekipin e parë dhe do të jenë në garë për ekipin e parë ndaj Portugalisë.
Më vjen mirë që të konsiderohet një barazim me Rumaninë , Islandë ose Emrmenin se është një rezultat i dobët. Gëzohem pasi që tani shkojmë në rrugën e drejt, të jemi në mesin e skuadrave më të mira të Evropës. Nëse jemi me pozitë ose rangim larg tyre, me lojën kemi treguar, kemi dëshmuar se jemi në mesin e skuadrave më të mira evropiane,” tha mes tjerash Milevski.








