Milevski: Prioriteti ynë është vendi i parë më grup

Milevski: Prioriteti ynë është vendi i parë më grup

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli përgatitjet në prag të sfidës së parë të Ligës së Kombeve, në muajin nëntor. Trajneri Bllagoja Milevski dhe Stole Dimitrievski besojnë në përfundim të suksesshëm të ciklit garues.

“Letonia është një kundërshtarë serioz dhe nuk duhet të na mashtrojë rezultati nga ndeshja e parë. Do të jetë një ndeshje ndryshe dhe ne jemi gati për këtë sfidë.
Këto djelmoshat pa marrë parasysh minutazhin e tyre në klubet e tyre, ata japin maksimumin për ndeshjet e Maqedonisë. Është një storje tjetër në klube ndërsa japin maksimumin kur janë në grumbullimin dhe ndeshjet për Maqedoninë.
Secili ka planin e vet të përgatitjes dhe fokusi është te ne dhe mënyrën se si do të përgjigjemi kësaj sfide. Prioritet është që të mbetemi në vendin e parë aty ku jemi. Bardhi ka probleme më fytin dhe gjatë kohë e tërheq këtë sëmundje. Por besoj se do jetë gati, tha mes tjerash trajneri Milevski.

Ndërkohë Stole Dimitrievski beson se fati do jetë me të edhe në këtë sfidë që të mbetet porta e tij e paprekur.

“Presioni është që të mbetet porta e paprekur dhe dua që kjo seri të vazhdojë dhe të mbetemi në vendin e parë. Është me fat kur e them këtë në pres konferencë, tha mes tjerash Dimitrievski.

Ndeshja e parë në muajin nëntor do të jetë më 14 nëntor, kundër Letonisë, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button