Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mbyll përgatitjet në prag të ndeshjes së parë të eliminatoreve të EURO 2024, kur të enjten takohet me Maltën. Trajneri Milevski dhe kapiteni Ristovski, janë optimist për të shënuar fitoren e parë dhe nismë të mbarë të eliminatoreve.
“Analizat janë nga katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk do të thotë asgjë. Bëhet fjalë për ekip kualitativ dhe kemi mjaft respekt për ata. Mirëpo gjithçka varet nga ne. Dorian Babunski, nuk do të mund të jetë në dispozicion për sfidat e radhës. Të tjerët janë shëndosh e mirë.Kemi mësuar mësimin nga eliminatoret e fundit dhe duke parë futbollistët , jam optimist për nismë të mirë. Favorit nuk ekzistojnë në futbollin modern. Malta është në ngritje, dhe kanë kualitet individual. Mirëpo ne posedojmë kualitet që të kemi nismë të mirë. Këtë e kemi dëshmuar me ekipet e forta, dhe Malta do të ketë respektin tonë deri në fillim të ndeshjes. Kemi një roster prej 25-26 futbollist dhe kemi edhe shumë futbollist të rinj. Dhe Ligën e Kombeve e shfrytëzuam për të krijuar një lidhje , kimi mes futbollistëve. E gjithë ajo që kemi punuar është për këto eliminatoret. Krijohet një grup të futbollistëve me të cilët është kënaqësi të punohet. Kishim probleme me realizimin, por pjesa tjetra ishte mirë dhe më bën optimist se edhe ky segment do të përmirësohet. Duhet të përmirësohemi edhe në futbollin vendor. Apelojë që klubet duhet të jenë servis që sjellin futbollist të rinj dhe të na ndihmojnë në ngritjen e cilësisë në përgjithësi. Maqedonia ka dëshmuar se ka kualitet, po ajo është e kaluar dhe tani duhet të dëshmojmë se kemi kualitet në ciklin e ri të eliminatoreve, por në terren. Kemi respekt ndaj Maltës deri në fillim të ndeshjes”, deklaroi Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.
“Bëhet fjalë për një grup të vështirë. Nuk ishim të kompletuar në eliminatoret dhe më vjen mirë se të gjithë jemi të kompletuar. Dimë njëri tjetrin dhe gjatë kohë jemi bashkë dhe shpresojë të jemi shëndosh e mirë gjatë tërë vitit. Gjasat? Kemi një orar të mirë dhe nëse kemi nisje të mirë do të shkojmë hap pas hapi në përballjet me ekipet e forta si Anglia, Italia dhe Ukraina. Nuk e fshehim, duam të nisim mbarë dhe të shënojmë fitore ndaj Maltës”, deklaroi Stefan Ristovski, kapiteni i Maqedonisë.
Përballja në mes Maqedonisë dhe Maltës do të zhvillohet të enjten , në stadiumin Todor Proeski në Shkup, në orën 20.45. /Mahir Thaçi









