Miliarderi Richard Branson dëshiron të ndihmojë ukrainasit, në rindërtimin e aeroplanit më të madh në botë transportues

Miliarderi Richard Branson dëshiron të ndihmojë ukrainasit, në rindërtimin e aeroplanit më të madh në botë transportues

Themeluesi i kompanisë Virgin Galactic, Richard Branson, ka vizituar aeroportin Antonov në Ukrainë, ku gjenden mbetjet e aeroplanit më të madh në botë për transportimin e mallrave – e ai është An-225 i njohuri si Mriya.

Miliarderi ofroi ndihmën për rindërtimin e aeroplanit dhe riparimin e aeroportit.

Mriya ka qenë aeroplani më i madh në botë për transportimin e mallrave, e është prodhuar nga kompania ukrainase Antonov.

Kur debutoi në vitin 1988, ka qenë për 50 për qind më i madh se çfarëdo aeroplani tjetër në botë.

I dizajnuar për transportimin e fluturakes hapësinore Buran për Bashkimin Sovjetik, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e bleu kompania Antonov dhe i dha emrin Mriya apo në gjuhën shqipe “ëndrra”.

Nga viti 2001, ky aeroplan është përdorur si aeroplan komercial për transportim mallrash dhe ka thyer një sërë rekordesh gjatë punës, përfshirë transportimin e 187.6 tonelata mallra të vendosura në brendësi të fluturakes, që është dyfishi i dy aeroplanëve plot Airbus A320. Fluturimi rekord ishte realizuar në vitin 2009.

Gjithashtu aeroplani gjatë pandemisë së COVID-19 është përdorur për shpërndarjen e ndihmave dhe është dashur të mbetet akoma në shërbim – por është shkatërruar nga forcat ruse gjatë sulmeve ajrore në aeroportin Antonov.

Edhe një An-225 ishte nisur të prodhohet në kohën e Bashkimit Sovjetik, por puna ishte ndërprerë në mungesë të buxhetit. Antonov akoma posedon trupin e këtij aeroplani, që të mund të përdoret për rindërtimin e Mriyes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se qeveria e tij po mendon për rindërtimin e aeroplanit të ngjashëm me Mriyan dhe atë para lufte, por nuk kishte mundur në mungesë të buxhetit.
Duke marrë parasysh se versioni origjinal është shkatërruar, Ukraina dëshiron ta bëjë rindërtimin në nderë të pilotëve që sakrifikuan jetën në konfliktin, kurse paratë më nuk janë problem.
Ukrainasit dëshirojnë ta nderojnë një më të fortë dhe më moderne, por pasi që të përfundojë lufta, e për këtë kanë biseduar me Branson, përfshirë restaurimin e aeroportit.

LEXO EDHE:

Back to top button