Miliona amerikanë dëshirojnë të posedojnë armë

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) njoftoi se gjatë vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkesë për të blerë armë kanë dorëzuar 39.695.000 persona.

Sipas të dhënave të FBI-së, kërkesë për të blerë armë gjatë vitit 2019 në SHBA dorëzuan 28 milionë persona, ndërsa kërkesë të njëjtë në vitin 2018 para shërbimeve kompetente dorëzuan 26 milionë persona.

Analistët konsiderojnë se qytetarët në SHBA gjithnjë e më shpesh përcaktohen për të blerë armë për shkak të ndarjeve gjithnjë më të shpeshta në shoqërinë amerikane.

Pandemia e koronavirusit të ri(COVID-19) kontribuon në rritjen e rrezikut nga shpërthimi i trazirave në vend, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë për nga numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve të shkaktuar nga koronavirusi.

LEXO EDHE:

Back to top button