Milkov: Vetoja e re ndaj Maqedonisë nuk do të ishte zgjidhje e problemeve

Milkov: Vetoja e re ndaj Maqedonisë nuk do të ishte zgjidhje e problemeve

Gazetar: Lluka Andreev

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Milkov konfirmoi se ambasadori i tyre në Maqedoni Angell Angellov do të qëndrojë në Sofje për konsultime. Millkov, në një intervistë për BNT, thotë se ambasadori ndihmon në përcaktimin e gjendjes aktuale me ngjarjet në Maqedoni.

“Kjo është simbolikë e pastër diplomatike dhe tërheqja e ambasadorit për konsultime do të thotë se diçka është prishur seriozisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe nuk mund të jenë ato që ishin deri para disa muajsh, sepse ka përshkallëzim të zhvillimeve që nuk janë miqësore me Bullgarinë”, deklaroi Nikollaj Millkov – Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Shefi i diplomacisë bullgare tha se sulmet ndaj komunitetit bullgar në Maqedoni janë duke u përshkallëzuar. Megjithatë, ai shton se vetoja e mundshme, për rrugën evropiane të Maqedonisë që përmendet në opinion, nuk është zgjidhje.

“Unë nuk jam përkrahës i vetos, kjo është fjala e saktë. Gjithmonë kam konsideruar se vetoja është si armë atomike, nuk duhet përdorur, por për të inkurajuar palët që të ulen në tryezë dhe të zgjidhin problemet e tyre”, u shpreh Nikollaj Millkov – Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në intervistë, Millkovi urdhëroi edhe institucionet maqedonase që më 4 shkurt të sigurojnë rendin në mënyrë që kushdo që dëshiron të mund të përkulet para varrit të Goce Dellçevit në Shkup. Duke folur për paralajmërimin e prezencës së eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski dhe ndalimin e mundshëm të hyrjes në vend, Milkov u përgjigj:

“Sa i përket kundërsulmit ndaj Angel Xhambaskit dhe politikanëve të tjerë, mendoj se tani është pjesë e një narrative të re maqedonase, që përpiqet ta zvogëlojë rëndësinë e sulmit ndaj bullgarëve”, tha Nikolaj Milkov – Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Millkov tha se në vend ka diskriminim sistematik ndaj bullgarëve, ndërsa për rastin e Hristijan Pendikovit i informoi të gjitha vendet anëtare të Unionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button