Millouki pëson disfatë, Bostoni merr kreun në Lindje

Skuadra e Miloukit humb kreun në Konferencën e Lindjes, duke pësuar humbjen e tretë në 5 ndeshjet e fundit. Millouki Baks u mund 121-106 në fushën e tyre nga Atlanta, ku të gjithë titullarët e Atlanta-s realizuan mbi 15 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Antetokounmpo.

Një fitore me përmbysje në sekondat e fundit arrin Majami, që mundi 113-112 Feniksin. Adebajo me 30 pikë e 10 kërcime ishte më i miri në fushë për Majamin. Fitore të lehtë korri ekipi kampion i Golden Stejtit, që mundi 132-95 San Antonio-n, sfidë ku u dallua i riu Xhordan Poll, autor i 36 pikëve për vendasit.

Jashtë fushe fiton skuadra kanadeze e Toronto-s, që mundi 115-111 Detroit, ndeshje ku Banton me 27 pikë bëri diferencën në parket. Nuk zhgënjen skuadra e Bostoni, që mundi 126-122 Orlando, duke marrë kreun e renditjes në Lindje dhe bëhet skuadra me më shumë fitore deri tani (11). Më të mirët për Bostoni ishin Tatum me 27 pikë e Braun me 26 pikë.

NBA – REZULTATET

Detroit – Toronto, 111-115

Orlando – Sharlot, 105-112

Boston – Oklahoma, 126-122

Majami – Feniks, 113-112

Hjuston – L.A. Klipers, 106-122

Millouki– Atlanta, 106-121

Golden Stejt – San Antonio, 132-95

LEXO EDHE:

Back to top button