Milluoki Baks më pran titullit në NBA

Basketbollistët e MIlluokit ka bërë një hap para në drejtim të arkëtimit të titullit kampion në NBA, duke fituar sfidën e 5-të të finales së NBA-s, kundër Feniks Sans. Milluoki tani ka epërsi 3-2 në fitore, pasi që mbylli takimin e 5-të me fitore 123-119 në terrenin e Feniksit. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen e 5-të, duke krijuar 16 pikë epërsi, por Milluoki u kthye fuqishëm duke shënuar 43 pikë deri në fund të pjesë së parë dhe duke krijuar epërsi të mjaftueshme për fitoren e 3-të radhazi në finale të NBA-s. Adetokoumpo ishte më efikas te Milluoki me 32 pikë, ndërsa te vendasit u dallua Devin Buker me 40 pikë. Ndeshja e 6-të, do të zhvillohet në terrenin e Milluokit, në mbrmjen mes ditës së martë dhe ditës së mërkurë.

LEXO EDHE:

Back to top button