Kaos në “Tokio 2020”, 3 raste me “Covid 19”

Vetëm 5 ditë para fillimit të Lojrave Olimpike, mediat raportojnë se janë detektuar edhe 10 raste të reja me koronavirus, mes të cilave edhe 3 sportist pjesëmarrës në “Tokio 2020”. Sipas mediave në Japoni, 2 sportist janë të prekur me “Covid 19” dhe ata gjendet brenda Fshatit Olimpik, ndërsa njëri sportist ende nuk ka zbarkuar në Fshatin Olimpik. Tani për tani nuk janë shpalosur emrat e sportistëve të prekur me “Covid 19”, por mësohet se janë nga i njëjti shtet. Kujtojmë se Lojërat Olimpike të Tokyos do të nisin në 23 korrik dhe në Fshatin Olimpik do të akomodohen 11 mijë sportistë. Vlen të theksohet se Tokio është në gjendje emergjence për shkak të “Covid-19” dhe do të qëndrojë në këtë status deri më 22 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button