Uldedaj, mbron titujt në peshat e rënda

Boksieri me origjinë shqiptare, Jurgen Uldedaj, u rkthye me mjaft sukses në ring, pas pandemisë së koronavirusit. Uldedaj arriti që të mbrojë titujt në peshat e rënda për boksierët e rinj, në kategorinë VBC dhe VBO, duke mposhtur boksierin ukrainas, Dimitri Serguta, pas raundit të shtatë. Në sfidën e zhvilluar në Magdeburg, Uldedaj regjistroi fitoren e 14-të, ku ka edhe 5 fitore me nokaut teknik. Ndërkohë për boksierin ukrainas ishte disfat e dytë dhe e para me nokaut teknik, ku ka shënuar edhe 7 fitore. Ndryshe boksieri 23-vjeçar edhe pse është pjesë e klubit gjerman “SES Boxing”, lufton me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe është shqiptari i vetëm që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist VBO dhe VBC.

LEXO EDHE:

Back to top button